Ndërlidhjet

NJU JORK


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën takohen sonte në Nju Jork. Pritet që në këtë takim, për ecurinë e deritashme të negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë, të flasë i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin, Martti Ahtisaari. Të premten ndërkaq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Ahtisaari do të flasë për progresin në negociata dhe për hapat që duhet ndërmarrë. Në këtë takim për procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të flasin edhe kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Serbisë Boris Tadiq. Pritet që për Kosovën të diskutohet edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që mbahet nesër në Nju Jork.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG