Fuqitë botërore kanë riafirmuar qëndrimin se duan të shohin zgjidhje të negociuar për statusin e Kosovës deri në fund të vitit. Në deklaratën e lëshuar pas takimit që u mbajt në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministrat e Jashtëm të Grupit të Kontaktit i bënë thirrje qeverisë së Serbisë të ndërpresë "pengimin" e procesit.
Ministrat e autorizuan të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari të propozojë një plan përfundimtar për statusin e Kosovës që të arrihet një zgjidhje, për të cilën ata thanë se asnjëra palë nuk do të mund ta bllokonte në mënyrë të njëanshme. Deklarata e 6 vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Rusisë, është shumë kritike ndaj asaj që e quan "opstrukcion" të Beogradit, njofton Reuters.
"Ministrat e riafirmuan përkushtimin e tyre që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur një zgjidhje të negociuar brenda vitit 2006", thuhet në deklaratën e ministrave të Jashtëm.