Ndërlidhjet

GJENEVË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Manfred Novak, ka vlerësuar se "tortura e viteve të fundit në Irak është më e rëndë, se sa që ishte në kohën e regjimit të Sadam Hyseinit".
Novak, në cilësinë e hetuesit special të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se sipas bisedave që i ka zhvilluar me disa viktima, është bindur që "tortura sot në Irak është totalisht jashtë kontrollit".
Këto komente Novak, i ka bërë në një konferencë në Gjenevë, ku pritet të publikojë një raport më të gjërë rreth kushteve të të burgosurve në burgun e Guantanamos si dhe materiale të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG