Ndërlidhjet

PRAGË


"Edhe pse është një vendim i dhimbshëm, sidomos për politikanët në Beograd, shumica e serbëve e kanë situatën e qartë. Çdo njëri që ka sy, mund të shohë se mbetja e Kosovës nën Serbinë do të sjellte telashe të pafund", ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Volfgang Petrich, ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën.
Ai ka thënë se "Kosova duhet trajtuar si rast i veçantë, sepse atje problemet ekzistojnë me dekada".
Petrich ka shtuar se "përkundër dallimeve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, ngjashmëritë mes tyre janë shumë më të mëdha, sepse asnjëra palë nuk është në gjendje të pranojë kompromise pragmatike".
"Politika e Beogradit zyrtar ende nuk dëshiron të kuptojë se rreth 2 milion shqiptarët e Kosovës nuk duan të jetojnë në Serbi pas gjithë asaj që ka ndodhur. Në anën tjetër, shqiptarëve gjithmonë u them se, përgjithmonë do të mbeten fqinj të Serbisë, prandaj duhet të gjeni kompromisin edhe në shtëpinë tuaj", ka thënë Volfgang Petrich për Radion Evropa e Lirë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG