Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Në Nju Jork ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit, në të cilën i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari ka raportuar për ecurinë e procesit negociator mbi statusin e Kosovës.
Ahtisari, ka ofruar para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit argumente sipas të cilave, shkëputja e Kosovës nga Serbia nuk do të ishte presedan i rrezikshëm.
"Ne do të jemi plotësisht të paralizuar nëse njerëzit na thonë mos e bëni këtë hap, pasi do të ketë pasojë diku tjetër. Kosova është rast i posaqëm. Historia e Kosovës e bënë atë të ndryshme nga konfliktet në Ballkan apo Kaukaz", ka thënë emisari i OKB-së për Kosovën Marti Ahtisari.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë Boris Tadiq, pas mbledhjes tha se në Këshillin e Sigurimit, ai e ka paraqitur qëndrimin e Serbisë se nuk duhet të ketë afate të imponuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Tadiq u tha gazetarëve se edhe "anëtarët e Këshillit të Sigurimit i kanë prezantuar qëndrimet e tyre të njohura për Kosovën".
"Mund të jemi optimistë të matur. Situatën e ka ndërlikuar qëndrimi i disa vendeve të Grupit të Kontaktit. Ky qëndrim shkon kah pavarësia e kushtëzuar, të cilën ne e kundërshtojmë fuqimisht", tha presidenti serb.
Ai tha se pas bisedimeve që ka zhvilluar në Nju Jork dhe pas 6 vitesh të ndryshimeve demokratike në Serbi, "nuk ka përmirësim thelbësor të pozicionit të Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG