Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesit politikë në Prishtinë, sot e vlerësuan pozitivisht mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, duke thënë se ajo i rikonfirmoi qëndrimet se zgjidhja e statusit të Kosovës do të arrihet brenda vitit 2006.
Këto komente u bënë pas prononcimeve të kryenegociatori Marti Ahtisari pas raportimit të tij të mbrëmshëm para Këshillit të Sigurimit.
Koha për të gjetur zgjidhje për statusin e Kosovës është e kufizuar, por "nuk kam afate kohore fikse", u shpreh Ahtisaari.
Duke iu përgjigjur debateve për krahasimin e rastit të Kosovës me konfliktet në territoret e ish Bashkimit Sovjetik Ahtisari përsëriti se "Kosova është rast special", pasi historia e Kosovës ka qenë e ndryshme nga çdo konflikt në Ballkan apo Kaukaz.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG