Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Kosovë dhe në vendet tjera në Ballkan nesër fillon muaji i Ramazanit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Trnava, në urimin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë, tha se Ramazani i sivjemë është i veçantë, për shkak se Kosova gjendet në fazën e fundit të zgjidhjes së statusit- pavarësisë.
Besimtarëve myslimanë i uruan Ramazanin edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku.
Arabia Saudite dhe shumica e vendeve arabe sot e filluan muajin e Ramazanit.
Presidenti amerikan George Bush i uroi fillimin e agjërimit besimtarëve myslimanë në Shtetet e Bashkuara, por dhe në gjithë botën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG