Ndërlidhjet

BAGDAD


Grupi militant sunit Jamaat Jund al-Sahaba e mori përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Bagdad ku e humbën jetën mbi 20 veta dhe rreth 30 u plagosën.
Shpërthimi ndodhi në lagjen Sadr City të Bagdadit, e cila është bastion i klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr dhe milicisë së tij.
Ndërkohë, burimet zyrtare njoftuan për kapjen e kreut të grupit kryengritës Ansar al-Suna dhe dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në qytetin Mukadadija. Ansar al Suna është përgjegjëse për një numër vrasjesh, sulme me bomba dhe ekzekutimin e pengjeve kurdë dhe shiitë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG