Në vitin 1888, "Lufta për Afrikën", e cila për synim kishte kolonizimin e këtij kontinenti, ishte gati në përfundim. Fuqitë evropiane vijëzuan kolonitë e tyre, ndërsa Perandoria Ruse ende synonte "një vend në kontinentin e Diellit". Por, hulumtuesi Nikolai Ivanovitch Achinov, erdhi me një plan të çuditshëm për krijimin e territorit rus, në atë që sot njihet si Xhibuti. Një vit më vonë, ai dhe një grup i vogël i kozakëve, ngritën flamurin e tyre në fshatin Sagallo. Por, pas kundërshtimeve të Francës, cari rus shpronësoi fshatin dhe kolonizimi rus zgjati më pak se një muaj.
Kolonia jetëshkurtër ruse në Afrikë

1
Achinov dhe ekspedita e tij, në ballinën e gazetës javore franceze "Journal Des Voyages", pak pas nisjes nga Odesa në dhjetor të vitit 1888.

2
E përjavshmja tregonte rrugëtimin: nga Port Said ata morrën një makineri austriake të avullit, duke arritur në Sagallo në janar 1889.

3
Kozakët duke u fotografuar në Abyssinia më 1889.

4
Ky ishte flamuri i rajonit Somalilanda Ruse (republikë e vetshpallur), që është ngritur në Sagallo, e që u riemërua si Moska e Re.