Ndërlidhjet

Një histori e sulmeve në masë në SHBA

Një sulm në një klub nate të homoseksualëve në Orlando më 12 qershor la të vrarë të paktën 49 njerëz dhe lëndoi 53 të tjerë, në një prej incidenteve me armë më vdekjeprurëse në SHBA. I dyshuari, 29 vjeçari Omar Mateen, u vra nga policia pas 3 orësh në klubin e natës amerikan. Ky ishte incidenti i fundit pas disa sulmeve në masë, që kanë ndodhur në historinë amerikane të viteve të fundit.

Trego më shumë

Trashina Cann (majtas) dhe Vixen Noir, të dyja nga San Francisco, marrin pjesë në homazhe për viktimat e sulmeve të 12 qershorit në Orlando, Florida.
1

Sulmi i dytë më i madh në masë u regjistrua në Universitetin Virginia Tech, më 17 prill 2007. Sulmuesi, një student universiteti 23 vjeçar, Seung-Hui Cho, vrau 32 studentë dhe la 25 të tjerë të lënduar në dy sulme të ndara: një në klasë, dhe tjetrën në konvikt. Ai më vonë kreu vetëvrasje në vendin e ngjarjes. Studentët e Virgina Tech shihen në këtë fotografi duke ndezur qirinj për të kujtuar viktimat.    
2

Adam Lanza vra 20 fëmijë gjashtë dhe shtatë vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit në Shkollën Fillore Sandy Hook, në Connecticut, më 14 dhjetor, 2012. Pak para sulmit, 20 vjeçari vrau nënën e tij. Derisa policia arriti në shkollë, Lanza vrau veten . Në kujtim të viktimave, një mësuesi arti e shkollës krijoi 27 engjëj në oborrin e shkollës.
3

Më 8 korrik, 1984, 41 vjeçari James Huberty gjuajti me armë brenda një prej lokaleve të McDonaldsit, në San Diego të Kalifornisë. Ai vra 21 njerëz, përfshirë pesë fëmijë dhe gjashtë adoleshentë, përpara se të vritej nga policia me snajper.
4

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG