Ndërlidhjet

Dy të arrestuar në Korçë për hedhjen e gazit lotsjellës 


Performanca e Goran Bregoviqit në Korçë më 22 gusht.

Policia në Korçë të Shqipërisë bën të ditur se më 22 gusht arrestoi një 21-vjeçar me inicialet R.L, pasi ai dyshohet se hodhi gaz lotsjellës gjatë performancës së muzikantit Goran Bregoviq në Festën e Birrës.

Po ashtu, autoritetet shqiptare kanë arrestuar edhe një person tjetër, me inicialet F.K, i cili, teksa po arrestohej personi që dyshohet se hodhi gaz lotsjellës “ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës”.

“Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur”, thuhet në njoftim, ku shtohet se autoritetet e rendit janë duke vazhduar hetimet për të parë nëse ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Bregoviq performon në Korçë në mes të kundërshtimeve
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

Më 22 gusht, muzikanti Goran Bregoviq performoi në Festën e Birrës. Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje ishte kundërshtuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Bregoviq e nisi koncertin me këngën në gjuhën shqipe "Kosovska" (e Kosovës) të bendit "Bijelo Dugme" dhe duke e përfunduar me këngën "Kallashnikov", këngë që cilësohet se “zgjoi nacionalizmin serb” dhe nxiti ushtarët serbë të shkaktojnë masakra në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Goran Bregoviq është ish-frontman i grupit “Bijelo Dugme”, një nga grupet më të njohura të rokut në ish-Jugosllavi. Ai u lind në Sarajevë më 1950. Babai i tij ishte kroat dhe nëna serbe, kurse gruaja e tij është boshnjake.

Bregoviq vetë nuk është shprehur publikisht mbi luftërat në ish-Jugosllavi.

“Qëndrimi neutral” thonë se ishte arsyeja për të cilin publiku e dënon.

XS
SM
MD
LG