Ndërlidhjet

Mbi 80 viktima nga zjarri në një spital në Irak


Spitali ku shpërtheu zjarri në Bagdad.

Ministria e Brendshme e Irakut tha se 82 persona janë vrarë dhe 110 janë plagosur, pasi zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv, në një spital në Bagdad, ku trajtoheshin pacientët me COVID-19.

Neglizhenca është thënë se është arsyeja për shpërthimin e zjarrit në spitalin Ibn al-Khatib, teksa raportimet sugjerojnë se zjarri ka nisur pas shpërthimit të një cilindri të oksigjenit.

“Hetimet janë duke vazhduar”, Saad Maan, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. “Do të bëhen hetime teknike dhe kriminale për të përcaktuar rrethanat e incidentit”, shtoi ai.

Të paktën 28 pacientë me COVID-19, që po trajtoheshin me ventilatorë, janë në mesin e të vdekurve, tha Ali al-Bayati nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut.

Kryeministri Mustafa al-Kadhem tha se “martirët kanë rënë si pasojë e moskujdesit. Nëse ne nuk bëjmë asgjë, të tjerë do të vdesin nesër”.

Pas incidentit, Qeveria irakiane ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

XS
SM
MD
LG