Pas rënies së, siç e quajnë ata,"Kalifatit", militantët e grupit Shteti Islamik (IS) janë zbrapsur nga fushat e Irakut dhe Sirisë nga forcat vendore dhe ndërkombëtare. Ato që ata lanë pas janë një gjurmë të armëve dhe provat e një mjerimi njerëzor që kanë shkaktuar.
Çfarë lanë prapa militantët e Shtetit Islamik?

1
Ushtarë irakianë duke inspektuar një makinë të kapur, e projektuar si një makinë-bombë vetëvrasëse në Mosul, në veri të Irakut. Automjete të blinduara rëndë si kjo, janë të mbushura me eksplozivë.

2
Një ushtar irakian me një shpatë që e kishte gjetur në Mosul, si ato të përdorura nga luftëtarët për vrasjen e robërve.

3
Një ushtar irakian brenda një vend-strehimi plot armatim të militantëve të IS-it, në Falluxha, Irak. Reuters raporton se armët e tilla si këto, mortaja etj, janë bërë për udhëzime strikte që janë të standardizuara në të gjithë territoret ku vepron.

4
Një mortajë e bërë me dorë në një qytet verior të Irakut çliruar nga ushtria irakiane. Reuters raporton se: Predha mortajash të prodhuara në një pjesë të territorit të forcave, janë të kalibruara që t'u përshtaten pajisjeve të prodhuara në vende të tjera.