Ndërlidhjet

Kosova regjistron 8 raste të reja me COVID-19


Fotografi ilustruese.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 16 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1.895 mostrave. Në 24 orëshin e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Sipas këtij njoftimi raste aktive me koronavirus janë 314.

Deri më tani në Kosovë, 775.162 persona kanë marrë dy doza të vaksinës.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët prej 12 vjeç e lartë. Në Kosovë administrohen dy lloje të vaksinave, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe vaksina e Pfizer/BioNTech.

Që prej 9 dhjetorit ka nisur edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

XS
SM
MD
LG