Ndërlidhjet

CPJ kundërshton "politikën ruse" për kufizim të informacionit


Selia e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria në Pragë.

Vendimi i Rusisë për të shpallur disa gazetarë dhe blogerë “agjentë të huaj” është hapi i fundit në “politikën sistematike” të autoriteteve ruse, për të kufizuar rrjedhën e lirë të informacionit, ka vlerësuar Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Në një deklaratë të publikuar më 3 korrik, vëzhguesi me bazë në Nju-Jork, u ka bërë thirrje autoriteteve të “tërheqin masën” dhe t’u lejojnë qytetarëve rusë të pranojnë informacione dhe opinione nga “një rreth më i gjerë i burimeve”.

Po të njëjtën ditë, Komiteti i Dumës Shtetërore për Informacion dhe Komunikime, ka miratuar ndryshimet e projekligjit, i cili u lejon autoriteteve të shpallin personat privatë si “agjentë të huaj”, nëse ata punojnë për media, të cilat Ministria e Drejtësisë i ka listuar në të njëjtën kategori.

Legjislacioni i propozuar, u kërkon individëve të kryejnë auditime vjetore, raporte gjashtëmujore të aktiviteteve të tyre dhe që të njëtit të vendosin mbishkrimin “agjent i jashtëm” në të gjitha përmbajtjet e publikuara.

Ndryshimet janë përgatitur para leximit të dytë të legjislacionit, të cilin Duma ruse e kishte kaluar në muajin janar.

I njëjti më pas duhet të miratohet nga të dyja Dhomat e parlamentit dhe të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin para se të fuqizohet si ligj.

Udhëheqësi i Komitetit për Informacion dhe Komunikime, Leonid Levin, i cili njëherësh është edhe bashkautor në propozimet e fundit, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Interfax, se Ministria e Jashtme dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm do të jenë përgjegjëse për të shpallur individët si agjentë të huaj.

Sipas Levin, në këto ndryshime nuk përfshihen blogerët që vetëm shpërndajnë “informacionin e agjentëve të huaj”.

Ministria e Drejësisë do të jetë përgjegjëse, se cilat media t’i listojë në këtë kategori.

Hakmarrja me media
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:06:43 0:00

Përveç tjerash, është raportuar se legjislacioni i propozuar përfshin disa dispozita që do të parandalonin bllokimin e faqeve të internetit ose mediave të tjera pa një vendim gjykatës.

Ky legjislacion ka ngritur shqetësime se Moska mund të përdorë këtë kategori kundër korrespodentëve që punojnë në Rusi.

Këto ndryshime pasojnë një ligj të nënshkruar nga Putin në muajin nëntor, i cili i ka dhënë kompetenca Ministrisë së Drejtësisë për të shpallur mediat që financohen jashtë Rusisë si “agjentë të huaj”.

Rusia ka thënë se legjislacioni, i cili është kritikuar nga qeveritë Perëndimore dhe grupe për të drejta të mediave, është përgjigjje ndaj asaj që është pretenduar si presion ndaj mediave ruse në Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Ministria ruse e Drejtësisë ka shpallur Zërin e Amerikës (VOA), Radion Evropa e Lirë/Radio Liria (RFE/RL) dhe disa shërbime tjera si agjentë të huaj në muajin nëntor.

Presidenti i REL-it reagon pas vendimit të autoriteteve ruse
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:49 0:00

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë tejet të tensionuara për shkak të vendimit të Moskës për të aneksuar Krimenë nga Ukraina, dhe ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet amerikane më 2016.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG