Radio Evropa e Lirë sjell fotogalerinë e javës me foto të përzgjedhura nga ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur nëpër botë.
Fotografitë e javës

1
Një artist duke performuar gjatë inaugurimit të Asamblesë së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar 131 në Gran Teatro Nacional në Lima, Peru, më 12 shtator.

2
Ushtarët ukrainas marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, në Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve afër fshatit Starychy më 15 shtator.

3
Një person i veshur me kostum me krahë fluturues godet një objektiv gjatë Kampionatit të 6-të të "Karabao Wingsuit", në malin Tianmenshan në Zhangjiajie, në Kinë.

4
Tymi ngrihet nga ndërtesat në periferi të Deir al-Zourit, ndërsa forcat siriane përparojnë gjatë betejës së tyre të vazhdueshme kundër militantëve të Shtetit Islamik.