Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta që mbretëruan gjatë javës në Evropë dhe më gjerë, nuk i kanë ikur objektivit të fotorepertorevë nëpër botë. Fotogaleria e javës e Radios Evropa e Lirë përbëhet kryesisht me foto nga moti i ftohtë.
Fotografitë e javës

1
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, përqafon gruan e tij, Michelle Obama, pas fjalimit lamtumirës në Çikago, Illinois, më 10 janar.

2
Në përkujtim të viktimave të një goditjeje sovjetike mbi protestuesit e pavarësisë në Lituani më 13 janar 1991, njerëzit ndezën qirinj jashtë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Vilnius.

3
Njerëzit ecin pranë akujve të formuar nga kulmi i një ndërtese, në një rrugë në qendër të Kievit.

4
Re të dendura tymi shihen që dalin nga një oxhak i një centrali për ngrohje në Beograd, pas punës me kapacitete të rritura, për shkak të motit me ngrica.