Fragmente nga zgjedhjet në Iran, protestat në Turqi, zjarri në Kolorado, lufta në Siri janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta të javës.
Fotografitë e javës
1
Votuesja Zeynab tregon njollën me ngjyrë në gishtin e saj, për të treguar se ajo ka votuar, jashtë konsullatës iraniane në qendër të Londrës.
2
Pjesëtarët e komunitetit turk në Maqedoni mbajnë tubim në mbështetje të kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan.
3
Një djalë ukrainas shikon në një makinë GAZ-21 Volga, të dekoruar me bar, Kiev.
4
Shitës mjalti në Kazakistan.