Çdo fundjavë Radio Evropa e Lirë sjell fotogalerinë me fotografi karakteristike të përzgjedhura nga ngjarje që kanë ndodhur nëpër botë.
Fotografitë e javës

1
Një instalacion dritash me titull "Ardhjet", nga artisti finlandez Alexander Reichstein, gjatë Festivalit të Dritave "Staro Riga", në Riga, Letoni.

2
Një vajzë ushqen pëllumbat në një park në Almaty të Kazakistanit.

3
Njerëzit ndjekin një shërbim fetar gjatë festimeve të Ditës së Shën Gjergjit në Tbilisi, Gjeorgji, më 23 nëntor.

4
Një punëtor duke qëruar farat e koriandrit në Kabul.