Disa nga fotografitë e përzgjedhura nga redaktorë të fotografisë së Radios Evropa e Lirë, të cilat janë realizuar nga ngjarje të ndryshme nëpër botë gjatë javës që po lëmë pas.
Fotografitë e javës

1
Lideri verikorean, Kim Jong Un (majtas) dhe presidenti jugkorean, Moon Jae-in përqafojnë njëri-tjetrin në samitin historik të mbajtur në fshatin Panmunxhom më 27 prill.

2
Një entuziast i historisë i veshur në unformë të ushtrisë amerikane të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, shihet duke ndezur një cigare në një ceremoni në Pragë.

3
Tym i zi ngritet nga një rafineri e naftës pas një shpërthimi në Viskonsin.

4
Dy gra teksa reflektohen në një pellg derisa ecin në Sheshin e Kuq në Moskë.