Fytyrat prapa numrave

“Vetëm një vdekje sot”...sa herë e kemi dëgjuar këtë shprehje, kur kemi lexuar raportin ditor për numrin e rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri. Me raste natyrshëm kemi ndier lehtësim, se qenka “vetëm një vdekje” dhe jo dhjetë, njëzet e më shumë.Por, edhe prapa asaj “vetëm një” vdekjeje qëndron një familje e tërë në zi... diku ka mbetur një karrige e zbrazët përreth tavolinës. Nuk janë vetëm numra të trishtë, kanë një jetë të tërë prapa dhe kishin plot ëndrra për nesër.

Radio Evropa e Lirë ka krijuar një hapësirë, me qëllimin e vetëm që çdo numër të ketë një fytyrë – një gjysh, gjyshe, nënë, baba, burrë, grua, partner apo mik.

Nëse keni humbur dikë dhe keni dëshirë ta kujtoni, na dërgoni një fotografi, me një kujtim për atë që keni humbur – një lamtumirë që s’e patët mundësinë t'ia thoni. Na kontaktoni në mediat sociale, në adresën cubollik@rferl.org ose përmes formularit më poshtë.

Le t'i kujtojmë së bashku.

A/Z
Të gjithë

Radio Evropa e Lirë

Fytyrat prapa numrave