Ndërlidhjet

Në Tiranë kërkohen 15 vjet burgim për shtetasin iranian


Personeli i Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit shihet prapa një derë e mbyllur, kur Shqipëria ndërpreu marrdhëniet diplomatike me Iranin dhe urdhëroi largimin e diplomatëve të këtij shteti, për shkak të sulmeve kibernetike. 7 shtator 2022. Fotografi ilustruese.
Personeli i Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit shihet prapa një derë e mbyllur, kur Shqipëria ndërpreu marrdhëniet diplomatike me Iranin dhe urdhëroi largimin e diplomatëve të këtij shteti, për shkak të sulmeve kibernetike. 7 shtator 2022. Fotografi ilustruese.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) në Tiranë ka kërkuar 15 vjet burgim për shtetasin iranian, Bijan Poladrag. Ai akuzohet për disa vepra penale si: pjesëmarrje në një organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Shtetasi iranian ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2016, si pjesë e një grupi iranianësh që gjetën strehim në kampin e Manzës, ku aktualisht janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë.

Sipas prokurorisë, Poladrag ka banuar për një periudhë të caktuar në kamp, ku vepronte si i infiltruar, ndërsa dyshohet për planifikimin e një sulmi terrorist.

Pas rreth dy vjetësh ai ishte shkëputur nga kampi, pasi mori leje-qëndrim në Shqipëri. Ai u arrestua në tetor të vitit 2020. Në atë kohë u arrestuan edhe disa shtetas të tjerë iranianë.

Pas arrestimit, Poladrag iu gjetën mesazhe dhe biseda të shkëmbyera me disa persona që jetojnë në Iran, që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare.

Në Shqipëri gjatë muajit gusht me kërkesë të SPAK-ut u kryen disa kontrolle në banesat e shtetasve iranianë, por edhe në disa shoqata iraniane, me dyshimet se ushtronin aktivitet të paligjshëm të spiunazhit kundër opozitës iraniane, që strehohet në Manëz.

Më 7 shtator qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe kërkoi largimin e stafit diplomatik brenda 24 orësh.

Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë akuzat se janë mbrapa sulmeve të korrikut.

Megjithatë, aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa atij sulmi ka qenë Irani.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe kreun e këtij institucioni, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të muajit korrik ndaj Shqipërisë.

Irani ka dënuar ashpër sanksionet amerikane.

XS
SM
MD
LG