Qindra mbështetës të presidentit amerikan, Donald Trump mbajtën protesta në Uashington më 5 dhe 6 janar. Këto protesta vijnë pak para se Kongresi amerikan të mbajë një mbledhje të përbashkët e caktuar për 6 janar, ku do të certifikohet fitorja e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020. Në protestën e 6 janarit, mori pjesë edhe presidenti Donald Trump.
Protesta në Uashington para certifikimit të fitores së Joe Bidenit

5
Mbështetësit e presidentit të SHBA-së Donald Trump u mblodhën në "Sheshin e Lirisë" gjatë protestave në Uashington, më 5 janar. (REUTERS/Jim Urquhart)

6
Tubimi në Uashington të martën, më 5 janar 2021, në mbështetje të presidentit Donald Trump. (AP Photo/Julio Cortez)

7
Policia në Uashington (djathtas) ndan përkrahësit e presidentit Donald Trump (majtas) dhe aktivistëve të "Black Live Matters", teksa të dy palët konfrontohen pranë një sheshi në afërsi të Shtëpisë së Bardhë më 5 janar, 2021. (Eric BARADAT / AFP)

8
Policia qëndron pranë përkrahësve të presidentit Trump, të cilët u ballafaquan me aktivistët e lëvizjes "Black Lives Matter" në Uashington më 5 janar, 2021. (Eric BARADAT / AFP)