Ndërlidhjet

Trudeau thotë se protestat duhet të marrin fund


Një nga kamionët e vendosur në rrugët e Otavës në protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm të shoferëve të kamionëve në Kanada. Foto ilustrim.

Dalja e shumë policëve në qendër të Otavës, nga kamionistët u pa përpjekje për të ndërprerë protestën gati tre-javore kundër kufizimeve të Kanadasë për COVID-19.

Oficerët e policisë paralajmëruan protestuesit që të largoheshin.

“Është koha që këto aktivitete të paligjshme dhe të rrezikshme të ndalen”, deklaroi kryeministri Justin Trudeau në Parlament, jo shumë larg vendit ku ishin parkuar qindra kamionë të mëdha.

“Këto protesta janë kërcënim për ekonominë tonë. Janë një kërcënim për sigurinë publike”, tha Trudeau.

Shumë nga protestuesit që ishin në rrugë reaguan ndaj paralajmërimeve të policisë.

Protestat kanë nisur si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për vaksinim të detyrueshëm të shoferëve të kamionëve.

Rreth 90 për qind e 120,000 shoferëve të kamionëve të Kanadasë janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

XS
SM
MD
LG