Ndërlidhjet

Katër viktima dhe 153 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të mërkurën se ka regjistruar katër viktima nga koronavirusi dhe 153 raste të reja pozitive.

Rastet e vdekjes u regjistruan në komunat: Gjakovë, Mitrovicë, Prizren dhe Viti, ndërsa rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,474 mostrave.

Shifra prej 153 i bie që 10 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 310 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 105,864, i viktimave në 2,195 dhe i të shëruarve në 96,322.

Aktualisht, raste aktive janë 7,347.

Fushata e vaksinimit në Kosovë rinisi të mërkurën, një ditë pas mbërritjes së 4,680 vaksinave Pfizer/BioNTech.

Video:

Rifillon vaksinimi i stafit shëndetësor
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:30 0:00

XS
SM
MD
LG