Ndërlidhjet

Moskë: Artisti Roslovtsev protestoi me maskë të Putinit


Moskë: Artisti Roslovtsev protestoi me maskë të Putinit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:09 0:00

Duke e bartur një maskë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, artisti Roman Roslovtsev, e ka vazhduar protestën e tij kundër kufizimeve për tubimet publike. Ai sot ka ecur nëpër rrugët e Moskës për në Sheshin e Kuq duke e bartur mbishkrimin: “Nuk i frikësohem 212.1”, që ishte referencë për ligjin që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar, me të cilin penalizohet përsëritja e shkeljeve të rregullave për tubime publike.Roslovtsev deri tash është arrestuar disa herë duke protestuar me maskë të Putinit. Për herë të fundit ai ishte arrestuar në mes të muajit maj dhe ishte dënuar me 20 ditë burg. Derisa hyri sot në Sheshin e Kuq, Roslovtsev përsëri ka hasur në oficerët e policisë, të cilët me të shpejtë e morën dhe e detyruan të hynte në makinën e policës dhe u laguan së bashku me të.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG