Ndërlidhjet

Mijëra vetë kërkuan dorëheqjen e Bordit të RTV-së


Mijëra vetë kërkuan dorëheqjen e Bordit të RTV-së
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:47 0:00

Mijëra vetë kanë marshuar dje në Novi Sad të Vojvodinës, në Serbi, duke kërkuar dorëheqje të Bordit të drejtorëve të Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV). Kjo protestë u bë pasi RTV-ja, transmetues publik i Vojvodinës, e ka përjashtuar një numër të gazetarëve dhe redaktorëve. Protestuesit thanë se përjashtimi i tyre është pasojë e presionit politik, pasi Partia Progresive e Serbisë, e kryeministrit, Aleksandar Vuçiq, fitoi në zgjedhjet rajonale në Vojvodinë, të mbajtura në prill. Intelektualët e njohur dhe aktivistët në rajon kanë bërë thirrje që RTV-ja ta ruajë pavarësinë e saj editoriale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG