Ndërlidhjet

Kurti: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot (17 tetor) qytetarët anëmbanë komunave vendosin se “kush do të vendosë, pra përcaktohen se kush do të jenë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre”.

Ai ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, dhe se, si kryeministër, do të punojë shumë ngusht në fuqizimin e komunave.

“I inkurajoj qytetarët pa dallim prejardhje, përkatësie apo pasurie që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie dhe t'i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë sot”, tha kryeministri Kurti pas votimit në një qendër në Prishtinë.

Qytetarët e Kosovës, të dielën do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim që monitorojnë procesin zgjedhor ka thënë se siguria është duke u garantuar nga Policia e Kosovës, e cila është prezente në hyrje të pothuajse të gjitha Qendrave të Votimit.

Na ndiqni në blog për më të rejat rreth zgjedhjeve: Kosova voton

XS
SM
MD
LG