Ndërlidhjet

Kosovë: Një i vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19


Një infermiere kujdeset për një pacient në repartin e kujdesit intensiv në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë tha më 30 nëntor se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe tetë raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1,098 mostrave, që i bie se 0.72 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe nëntë persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 320.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar 607 doza të vaksinës.

Vaksinimi i detyrueshëm dhe të drejtat tuaja
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:10:41 0:00

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 30 nëntor, në Kosovë janë administruar 1,615,360 doza. Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 761,595 persona dhe me një dozë, 853,765.

Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

XS
SM
MD
LG