Ndërlidhjet

Artisti rus dënohet për djegie të selisë së shërbimit të sigurimit


Artisti rus dënohet për djegie të selisë së shërbimit të sigurimit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:36 0:00

Një gjykatë moskovite e ka dënuar artistin, Pyotr Pavlensky, për djegien e derës së Shërbimit të sigurisë federale. Ai është gjobitur me 500 mijë rubla (që kanë vlerën e 7,700 dollarëve amerikanë) për krimin e kryer të dëmtimit të “lokalitetit kulturor”- siç është thënë - dhe duhet të paguajë një shumë shtesë prej 481 mijë rublash për riparime. Jashtë gjykatës, artisti Pavlensky është shprehur kundër asaj që ai e përshkruajti si “burg i ekzistencës ditore” në Rusi. “Për më tepër se gjysmë viti unë për çdo ditë jam ballafaquar me mbikëqyrje policore. Por, çdo ditë vëzhgimi i policës jashtë burgut është shtuar gjithnjë e më tepër”, tha Pyotr Pavlensky. Ky artist ka ndërmarrë një numër të protestave provokuese kundër kufizimeve dhe lirive politike. Pos ndezjes së derës së selisë së shërbimeve të sigurisë, ai më parë i ka gozhduar testisët e tij në Sheshin e Kuq, i ka qepur buzët e tij, e ka mbështjellë vetveten me tela me gjemba dhe e ka grisur një pjesë të veshit të tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG