Ndërlidhjet

Izetbegoviq viziton vendin ku u vranë jo-myslimanët


Izetbegoviq viziton vendin ku u vranë jo-myslimanët
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00

Anëtari boshnjak i presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, e ka vizituar zonën ku gjatë kohës së luftës janë ekzekutuar serbët dhe banorët e tjerë jo myslimanë. Fjala është për viktimat jo myslimane që janë vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës. Ai ka nderuar dhjetëra civilë që besohet se janë hedhur në një gropë në malin Trebevic. Ata ishin viktima të një komandanti boshnjak, i cili më vonë ishte vrarë nga forcat qeveritare. Rreth 100 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftës së Bosnjes nga viti 1992 – 1995. Dy të tretat e tyre kanë qenë boshnjakë, ndonëse serbët rregullisht e përmendin hedhjen e trupave në atë gropë si shembull të krimeve masive ndaj serbëve në rajonet e kontrolluara nga qeveria. Bakir Izetbegoviq është djali i liderit boshnjak nga koha e luftës, Alija Izetbegoviq, i cili kishte urdhëruar shtypjen e komandantëve boshnjakë që ishin përgjegjës për këto krime.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG