Ndërlidhjet

Pritja e Kampiones Majlindë

Qytetarë dhe disa nga liderët e shtetit të Kosovës kanë pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, xhudisten nga Kosova, Majlinda Kelmendi, e cila ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos në Kazan të Rusisë. Për ta uruar për fitoren, në Aeroportin e Prishtinës është edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Xhudistja nga Kosova ka mposhtur në finale francezen Priscilla Gneto. Xhudistja Kelmendi është edhe kampione botërore në kategorinë deri në 52 kilogramë. Sportistja nga Kosova, me famë botërore, në vitin 2014 ishte nderuar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me Medaljen Presidenciale të Meritave, për të arriturat e saj në sportin e xhudos.

XS
SM
MD
LG