Ndërlidhjet

Migrantët në kampin Vinojug


Migrantët në kampin Vinojug
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:01 0:00

Disa dhjetëra refugjatë dhe migrantë kanë arritur në kampin Vinojug, në Maqedoninë jugore. Kampi është relativisht i zbrazët, ndërkohë që mijëra migrantë mbeten të ngujuar në anën greke të kufirit. Më 14 mars, rreth 1,000 njerëz braktisën kampet e mbipopulluara në Greqi dhe përmes lumit kaluan në Maqedoni. Autoritetet e rendit arritën të kapin shumicën prej tyre, duke i kthyer mbrapsht në anën greke të kufirit. Qindra migrantë të tjerë, të cilët në javët që lamë pas arritën të hyjnë në Maqedoni, tani janë ngujuar në kufirin verior të këtij vendi me Serbinë. Maqedonia ka mbyllur para pak ditësh kufirin për migrantët, duke ndjekur kështu vendimet e ngjashme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG