Ndërlidhjet

"Messi është zhdukur. A e keni parë?"


Imazh i Lionel Messit në kokën e një tifozi.

Pavarësisht se me entuziazmin e Diego Maradonas po mbante fanellën e tij para mijëra tifozëve të Argjentinës në ndeshjen kundër Kroacisë, Lionel Messi është parë duke fërkuar ballin e tij me stres.

Ai ka arritur të prekë topin vetëm 20 herë në pjesën e parë, më pak se secili lojtar argjentinas dhe nuk është dukur se ka qenë rehat.

Shije edhe më të keqe kishte përcjellja e ndeshjes të enjten në Nizhni Novogorod, derisa Kroacia ka shkatërruar ekipin e Messit me tri gola, çka ka shënuar listimin më të dobët të ekipit në 60 vjet, transmeton Reuters.

Pak para se të mbushë 31 vjet në vikend, gjeniu i Barcelonës është larguar nga fusha i vetëm dhe i thyer, pasi ka humbur mundësitë jetësore për të fituar Kupën e Botës.

Maradona, fitues i kësaj Kupe më 1986, me të cilin Messi krahasohet vazhdimisht, është dukur i gëzuar teksa ka mbajtur fanellën e Messit me gëzim në fillim të ndeshjes, teksa në fund është dukur i dëshpëruar e me lot në sy.

Në rrjetet sociale dhe në mesin e tifozëve kanë nisur menjëherë diskutimet rreth asaj nëse Messi është po aq i mirë sa Maradona, apo a është më i mirë se lojtari portugez, Cristiano Ronaldo.

“Turpërohem nga kjo fanellë. Tani dua ta djeg atë. Ku ishte Messi? Ku ishte Argjentina?” ka thënë Renzo Alvarez, duke bërtitur me zemërim para një grupi të tifozëve të nervozuar, ndonëse të gjithë kishin të veshur fanellat e Messit dhe maskat sportive në ftyrat e tyre.

“Kemi ardhur tërë këtë rrugë, kemi shpenzuar mijëra dollarë, kemi ofruar mbështetje dhe ata nuk treguan aspak zemër, nuk kishte gola. Nuk mund ta besoj këtë”.

Ilustrimet me Messin janë shpërndarë menjëherë në internet.

“I zhdukur, “A e keni parë këtë njeri? Herën e fundit është parë në stadiumin Nizhni Novogorod në Rusi”, është thënë në vetëm njërin nga ilustrimet.

Kthim i shpejtë në shtëpi?

Në prezantimin e tij të katërt në këtë Kampionat, Messi ishte përballur me humbje 1-0 kundër Gjermanisë më 2014 derisa tani Argjentina përballet me garë të ashpër për të siguruar rezultate më të mira në listë.

Në Kampionatin e radhës ai do të jetë 35 vjeçar dhe presioni nga tizofët mund edhe të mos jetë i njëjtë, pasi shumica presin që Messi të largohet nga skena ndërkombëtare pak kohë pasi të përfundojë Kampionati.

“Leo është zemra dhe shpirti unë, mirëpo ne nuk e gjetëm dot atë me top”, ka thënë menaxheri, Jorge Sampaoli, duke iu bërë thirrje tifozëve ta drejtojnë mllefin nga ai dhe jo drejt Messit.

Megjithatë njëri nga krahasimet më të dhimbshme mbetet ai me kundërshtarin e tij në ligën spanjolle, Cristiano Ronaldo.

Portugezi tashmë ka fituar një trofe ndërkombëtar më 2016 dhe ka nisur këtë Kampionat me katër gola në dy ndeshje.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG