Ndërlidhjet

Nxënësit kërkojnë që “kurrë më” të mos përsëritet masakra e Floridas


Një nga marshet e mbajtura të shtunën në Uashington
Një nga marshet e mbajtura të shtunën në Uashington

Me thirrjet “kurrë më”, qindra mijëra amerikanë të rinj dhe mbështetës të tyre i janë përgjigjur thirrjes së të mbijetuarve të masakrës së muajit të kaluar në një shkollë në Florida, për të marshuar në Shtetet e Bashkuara me kërkesën e tyre për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, transmeton Reuters.

Në një prej demonstratave më masive të të rinjve në SHBA, protestuesit u kanë bërë thirrje ligjëvënësve dhe presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u përballur me këtë çështje.

Në protestën "Marsh për jetët tona", protestuesit kanë dëgjuar fjalimet e incidentit të 14 shkurtit në një shkollë të mesme në Florida.

Marshi për Jetët Tona
Marshi për Jetët Tona

Shumë persona janë përlotur derisa njëra nga të mbijetuarit, Emma Gonzalez, ka lexuar emrat e 17 viktimave dhe më pas të gjithë kanë qëndruar në heshtje për t’i nderuar të njëjtit.

Organizimi "Marsh për jetët tona" ka pasur për qëllim rritjen e kufizimeve në shitjen e armëve të zjarrit, në vendin ku të shtënat masive sikurse ajo në shkollën në Florida, janë kthyer në ngjarje frikshmërisht të zakonshme.

Njëra nga nxënëset e shkollës në Florida, 17-vjeçarja, Cameron Kasky, është dëgjuar të ketë thënë: “Politikanë: ose përfaqësoni njerëzit ose largohuni. Qëndroni me ne, vetëdijësohuni, votuesit janë duke ardhur”.

Protesta në Londër
Protesta në Londër

Sipas organizatorëve, më shumë se 800 marshe ishin planifikuar të mbaheshin edhe jashtë territorit të SHBA-së, në vendet si Londra, Stokholmi dhe Sidnej.

“Merrni lirinë e tyre”

Për të vënë në pah edhe më shumë dallimet në mes të publikut amerikan për këtë çështje, mbështetësit e të drejtave të armëve janë mbledhur në disa qytete amerikane.

Organizatorët e marshit kundër armëve, kërkojnë nga Kongresi të ndalojë shitjen e armëve sikurse ajo që është përdorur në masakrën në Florida dhe të kontrollojnë të kaluarën e blerësve të armëve.

Në anën tjetër të diskutimit, mbështësit e të drejtave të armëve citojnë garantues kushtetues për posedim të të njëjtave.

Duke mbajtur në trup një bluzë me mbishkrim “Bëjeni Amerikën të mrekullueshme përsëri”, gjashtëmbëdhjetë vjeçari nga Kalifornia, Connor Humphrey, ka thënë se “Armët nuk i vrasin njërëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”.

Personalitetet mbështesin nxënësit

Në mesin e personave që kanë kërkuar më shumë ashpërsi sa i përket posedimit të armëve në Nju Jork, ka qenë edhe Paul McCartney.

Paul McCartney në protestë
Paul McCartney në protestë

“Një nga shokët e mi më të mirë është qëlluar me amë jo shumë larg prej këtu”, i ka thënë ai CNN-it, duke iu referuar vrasjes së ish-kolegut të tij në grupin Beatles, John Lennon.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë përmes një postimi në Twitter se ai dhe gruaja e tij, Michelle, janë inspiruar nga gjithë ata të rinj që kanë bërë të realizueshme marshe të tilla.

“Vazhdoni. Ju jeni duke na dërguar përpara. Askush nuk mund të qëndrojë në rrugën e miliona zërave që kërkojnë ndryshim”, ka thënë Obama.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG