Ndërlidhjet

Osmani takon ish-presidentët e Kosovës


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi të martën ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

Osmani tha se i ka ftuar në takim paraardhësit e saj, për të krijuar një kulturë të re “të memories dhe traditës institucionale”, e cila, sipas saj, është e nevojshme që shteti i Kosovës të ecë përpara.

Takimi po ashtu u thirr "për të ndërtuar një model të ri të konsultimit të vazhdueshëm të ish-presidentëve, sidomos për çështje që janë të interesit nacional dhe të mirëqenies së qytetarëve tanë, në mënyrë që të mësojmë nga përvoja e tyre dhe vazhdimisht t’i bashkojmë forcat që t’i zgjidhim problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë", tha Osmani.

Të tre ish-presidentët, Jahjaga, Sejdiu, dhe Pacolli, shprehën gatishmërinë për të ofruar kontributin e tyre për presidenten Osmani.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës më 4 prill, 2021.

Ajo është presidentja e pestë e Kosovës dhe gruaja e dytë që udhëheq këtë post.

XS
SM
MD
LG