Këto janë disa nga fotografitë që redaktorë të fotografisë të Radios Evropa e Lirë, kanë përzgjedhur nga ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur nëpër botë, në javën që po lëm pas.
Fotografitë e javës

1
Policët rusë arrestojnë personat që protestuan më 5 maj kundër inaugurimit të Vladimir Putinit në postin e presidentit. (AFP/Olga Maltseva)

2
Nxënëset në Ukrainë marrin pjesë në ceremoninë për shënimin e 73-vjetorit të mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën ë Dytë Botërore. (Reuters/Valentyn Ogirenko)

3
Një grua viziton shkallët gjigante në Jerevan të Armenisë. (AFP/Sergei Gapon)

4
Një pjesëmarrës spërkatë me ujë një roje, me qëllim që ta freskojë atë, gjatë një ceremonie në moemorialin për Luftën e Dytë Botërore në Stavropol të Rusisë. (Reuters/Eduard Korniyenko)