Nga festimet tradicionale të Pashkëve në një fshat të Hungarisë te spitalet e koronavirusit në Ukrainë dhe nga varreza e viktimave të koronavirusit në Iran te disa pamje nga përditshmëria e jetës në Afganistan, këtu janë disa fotografi që shënojnë javën e 13-të të vitit 2021.
Fotografitë e javës

1
Një zog qëndron në një degë peme në Moskë, pranë një monumenti për ushtarët sovjetikë të vrarë në Afganistan. (AFP/Aleksandr Nemenov)

2
Dy djem të rinj me kostume popullore, i hedhin ujë një gruaje, në Holloko, një fshat malor hungarez që është edhe në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Holloko njihet për festimet tradicionale të Pashkëve, por që këtë vit janë anuluar për shkak të koroanavirusit. (epa-EFE/Peter Komka)

3
Zyrtarë afganë të sigurisë inspektojnë skenën e një shpërthimi me bombë, që kishte për cak një postbllok policie në provincën Herat. Së paku dy policë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në këtë incident. (epa-EFE/Jalil Rezayee)

4
Një specialist mjekësor i veshur me pajisje personale mbrojtëse, ecën nëpër kolegjin mjekësor të një spitali lokal në Lviv të Ukrainës, i cili është shndërruar në repart të koronavirusit. (Reuters/Roman Baluk)