Ndërlidhjet

Protesta në Rumani kundër masave izoluese

Mbi 1.000 persona kanë protestuar më 29 mars në Bukuresht, kundër masave të reja kufizuese, që kanë për qëllim të kufizojnë përhapjen e sëmundjes COVID-19. Protesta kundër masave izoluese janë mbajtur edhe në Cluj-Napoca, Sibiu, Constanta dhe disa qytete të tjera në mbarë Rumaninë. Protestat kryesisht janë organizuar nga partia e të djathtës ekstreme AUR, parti e cila ka mbështetur protestat kundër vaksinimit.

Në 29 mars, Rumania regjistroi numrin më të lartë të pacientëve të shtrirë në njësitë e përkujdesjes intensive – pothuajse 1.4000 – që prej se ka nisur pandemia dhe 12.000 persona të tjerë që kanë nevojë për trajtim mjekësor. Ky shtet, që ka popullsi prej mbi 19 milionë banorësh, deri më tani ka regjistruar mbi 940.000 raste me koronavirus dhe 23.234 viktima.

Trego më shumë

XS
SM
MD
LG