Ndërlidhjet

Qindra persona të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Havana


Pamje ku është rrëzuar aeroplani në Kubë.
Pamje ku është rrëzuar aeroplani në Kubë.

Më shumë se 100 persona kanë vdekur pasi rrëzimit dhe më pas shpërthimit të aeroplanit Boeing 737, afër Aeroportit Ndërkombëtar në Havana, kanë raportuar mediat shtetërore.

Tre persona kanë shpëtuar mirëpo janë në gjendje kritike në spital, ka raportuar gazeta e Partisë Komuniste të Kubës, Granma.

Aeroplani është rrëzuar pak kohë pasi është nisur në ajër.

Në aeroplan ishin duke udhëtuar 104 pasagjerë dhe nëntë persona të ekuipazhit, kanë raportuar mediat lokale.

“Ka ndodhur një aksident fatkeq. Lajmet nuk janë shumë premtuese, duket se numri i viktimave është i madh” është cituar të ketë thënë presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel.

Televizioni shtetëror ka njoftuar se fluturimi ishte planifikuar brenda shtetit, nga qyteti Holgiun në një pjesë në lindje.

Ekipet e shpëtimit janë në vendin e incidentit.

XS
SM
MD
LG