Ndërlidhjet

Kosova regjistron 16 raste të reja me koronavirus


Një mjek duke u kujdesur për një pacient në repartin e kujdesit intensiv në Klinikën Infektive në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Një mjek duke u kujdesur për një pacient në repartin e kujdesit intensiv në Klinikën Infektive në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të enjten janë regjistruar 16 raste me koronavirus, pas testimit të 1.557 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 28 tetor, 16 persona janë shëruar derisa 428 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.976 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 716.855 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 836.961 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 28 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 39.8 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Në shtatë qytete të Kosovës, ekipet mobile do të bëjnë të enjten dhe të premten vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ekipet mobile do të jenë të vendosura në sheshet kryesore të qyteteve: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan.

Vaksinimi, ndërkohë, do të vazhdojë edhe në të gjitha qendrat e vaksinimit, është thënë në njoftim.

XS
SM
MD
LG