Ndërlidhjet

Rikthehet festivali i filmit në Karlovi Vari


Pamje arkivi nga një festival i filmit në Karlovi Vari.

Festivali i filmit në qytetin Karlovi Vari të Republikës Çeke pritet të shtrijë tepihun e kuq sërish këtë vit.

I nisur qysh në vitin 1946, atëbotë në Çekosllovaki, festivali tani është një nga ngjarjet kryesore kinematografike në Evropën qendrore dhe lindore.

Ai është zhvilluar online vetëm në vitin 2020, për shkak ta pandemisë së koronavirusit.

Në kohën kur numri i rasteve me koronavirus është në rënie në Çeki, ndërsa vaksinimi në rritje, organizatorët e festivalit thonë se planifikojnë ta mbajnë atë nga data 20 deri më 28 gusht.

Festivali, tradicionalisht, mbahet në fillim të korrikut.

“Shpresojmë që në muajt e ardhshëm, vaksinimi të shkojë dukshëm përpara dhe situata pandemike të vihet nën kontroll, në mënyrë që festivali të jetë sa më i sigurt për mysafirët dhe vizitorët”, tha përmes një deklarate presidenti i festivalit, Jiri Bartoska.

Festivali në Karlovi Vari - një nga katër festivalet kryesore të filmit në Evropë - zakonisht tërheq dhjetëra mijëra vizitorë.

Yjet e filmit, si Sharon Stone, Robert Redford dhe Julianne Moore, kanë marrë pjesë në këtë festival, në të kaluarën.

Qeveria e Republikës Çeke është duke i lehtësuar masat e izolimit kundër koronavirusit, por hotelet mbeten të mbyllura tash për tash.

XS
SM
MD
LG