Ndërlidhjet

Serbët protestojnë kundër furrtarit shqiptar


Serbët protestojnë kundër furrtarit shqiptar
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:09 0:00

Dhjetëra njerëz protestuan të dielën para furrës “Roma” në qytezën Borça të Serbisë - pronar i së cilës është shqiptari Mon Gjuraj. Para furrës u mblodhën njerëz me flamuj dhe simbole kombëtare të Serbisë. Shkak i protestës u bë një fotografi e vëllait të pronarit të furrës, që e tregonte atë duke bërë simbolin e shqiponjës dykrerëshe. Fotografia, e vjetër dy vjet, u shpërnda në mediat sociale. Protesta u organizua me moton: “Nëse nuk ka respekt, nuk ka as vend pune”. Edhe javën e kaluar, disa dhjetëra njerëz u mblodhën para furrës “Roma”, duke mbajtur flamuj serbë dhe duke thirrur parulla kundër Kosovës, ndërsa në makinën e pronarit vendosën një kokë derri. Më 3 maj, disa qytetarë të Beogradit dolën në mbështetje të Gjurajt, i cili atë ditë, në shenjë falënderimi, shpërndau byrekë falas. Organizatorët thanë se tubimi i së dielës është i fundit. (Përgatiti: Valona Tela)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG