Në Prishtinë, për të dytën ditë me radhë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po teston qytetarët për koronavirus. Testimet po kryhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të Prishtinës.
Në radhë për t’u testuar

5
Deri më tani, në IKSHPK, qytetarët kanë mundur të testohen, vetëm nëse kanë pasur udhëzim të mjekut për një gjë të tillë dhe është kërkuar që të kenë simptoma të sëmundjes.

6
Aktualisht, në Kosovë, testime me metodën PCR, përveç IKSHPK-së, kryejnë edhe laboratorët privatë, që janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Çmimi për testin PCR në institucionet private shëndetësore është 65 euro.

7
Në Kosovë, përveç testimeve virologjike me metodën PCR, kryhen edhe teste serologjike dhe antigjene.

8
Që prej paraqitjes së rasteve të para të koronavirusit në mars e deri më 29 dhjetor, në Kosovë, sipas të dhënave të IKSHPK-së, janë testuar 181.148 persona, ku 50.910 kanë rezultuar pozitivë. Prej tyre, 1.325 pacientë kanë vdekur dhe 40.423 janë shëruar.