Tensione rreth mobilizimit: Ukrainasit protestojnë para qendrës së rekrutimit
Një numër protestuesish u përpoqën të hynin me forcë në një qendër rekrutimi ushtarak në Ukrainë, për të kërkuar lirimin e katër burrave të rinj, të cilët, sipas tyre, mbaheshin ilegalisht nën arrest, në mes të përpjekjeve të shtuara të vendit për mobilizim. Nëpërmjet një komunikate, qendra e rekrutimit pohoi se shërbimet speciale ruse kishin dirigjuar fshehtas demonstratën, përmes propagandës online. Protestuesit lokalë, megjithatë, thanë se askush nuk qëndron prapa tyre. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
7 dhjetor 2025Projektet e dhëndrit të Trumpit ndezin polemika në Beograd
-
4 dhjetor 2025Si po përpiqet Moska të krijojë një sistem paralel bankar?
-
2 dhjetor 2025Mungesa e Kuvendit fut institucionet e mbikëqyrjes në krizë