Ndërlidhjet

Grossi: Rikthehet furnizimi me energji në centralin e Zaporizhjës


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi. 1 shtator 2022.
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi. 1 shtator 2022.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, tha se është rikthyer furnizimi me energji në centralin bërthamor të Zaporizhjas në Ukrainë.

Në këtë peridhë situata në central ishte cilësuar e “pasigurtë” në lidhje me sigurinë bërthamore.

"Ndërprerja e mëngjesit të sotëm u shkaktua nga dëmtimi pas bombardimeve në një nënstacion të largët, duke nënvizuar se sa e pasigurt është situata. Ne kemi nevojë për një zonë mbrojtëse sa më shpejt të jetë e mundur," tha ai në një postim në Tëitter më 12 tetor.

Centrali bërthamor në Zaporizhja – më i madhi në Evropë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

Grossi takoi presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë më 11 tetor, si pjesë e përpjekjeve të IAEA-së për të parandaluar një aksident në uzinë. Ai po ashtu ka shtyrë përpara idenë e krijimit të një zone të sigurisë rreth centralit.

Grossi do të takohet edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, më vonë gjatë kësaj jave, për të diskutuar rreth centralit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG