Rreth një mijë migrantë, të enjten më 24 dhjetor gjenden në ish-qendrën e pritjes "Lipa", afër Bihaqit, në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës. Migrantët aktualisht po qëndrojnë në një tendë që nuk është çmontuar dhe ku po u shpërndahet ushqim. Ata po qëndrojnë në një tendë, pasi kampi “Lipa” u dogj të mërkurën.
Një ditë pas zjarrit në kampin e migrantëve në Bosnje

1
Rreth një mijë migrantë gjenden në ish-qendrën e pritjes "Lipa" në një tendë e vetmja që mbeti pasi stafi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) u largua nga kampi në 23 dhjetor.

2
Migrantëve në këtë tendë të përkohshme, u është shpërndarë ushqim. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, vendosi të mërkurën, më 23 dhjetor, të tërhiqen nga kampi "Lipa" dhe pas kësaj shpërtheu edhe zjarri.

3
Autoritetet njoftuan se asnjë person nuk u lëndua nga zjarri.

4
Policia e Kantonit, Una-Sana gjendet pranë tendës. Pavarësisht se aktualisht aty nuk gjenden përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, është paralajmëruar ardhja e Kryqit të Kuq, që pritet të sjellë edhe ushqime për migrantët.