NATO: Pritet rritje e sulmeve në Afganistan

NATO-ja do të shtojë numrin e trupave në kufirin afgano-pakistanez, pasi marrëveshja e mundshme e paqes mes militantëve pro talibanë dhe Pakistanit rrit mundësinë e sulmeve në drejtim të Afganistanit.

Komentet u bënë nga komandanti i forcës shumëkombëshe në Afganistan, gjeneral Dan McNeill.

NATO-ja ka bërë të ditur se ka pasur rritje të ndjeshme të sulmeve të militantëve në lindje të Afganistanit, zona pranë kufirit me Pakistanin, ku po zhvillohen bisedimet mes talibanëve dhe Pakistanit.