Nju Delhi: Sing formon qeverinë

Partia e Kongresit e kryeministrit në largim të Indisë Manmohan Sing me aleatët do të formojn qeverinë e re të këtij vendi. Ky është rezulltati preliminar i zgjedhjeve parlamentare në Indi.
Koalicioni që kryesohet nga Partia e Kongresit, sipas votave deri më tash të numruara, ka siguruar 221 vende në parlament, ndërsa koalicioni i djathtë 149 vende. Parlamenti ka 543 vende.
Rezulltatet zyrtare bëhen të dituar pasdite vonë.
Në zgjedhjet parlamentare në Indi kanë votuar 60 për qind nga 714 milionë votuesit.