Aktori amerikan Endi Garsia ka mbërritur në Tbilisi për ta portretizuar presidentin Mihail Saakashvili në filmin e ri për luftën e vitit të kaluar me Rusinë.
Mediat lokale thanë se Garsia do të xhirojë dy ditë skenat e filmit brenda pallatit presidencial.
Filmi flet për një gazetar amerikan dhe një kameraman, të cilët mbetën të kapur nga luftimet që u zhvilluan për rajonin separatist të Osetisë së Jugut.
Regjisor i filmit është amerikano-finlandezi Reni Harlin, i njohur me filmin “Die Hard 2”.
Mediat ruse kanë raportuar se edhe regjisori serb Emir Kusturica gjithashtu planifikon një film mbi konfliktin e njëjtë, por nga këndvështrimi i Osetisë së Jugut.